Një nga arsyet kryesore që çon në grindje familjare apo në ndarje të çifteve është gjendja e keqe ekonomike.
Megjithëse ju mund të keni mjaftueshëm të ardhura, ndoshta thjesht nuk jeni një menaxhues i mirë i parasë dhe paga u “fluturon” që në fillim të muajit.
Megjithatë, një udhëzues supersticioziteti, i cili mbahet si ndër më të mirët për kursimin e parave, do ju ndihmoni të afroni rreth vetes pozitivitetin dhe mirëqenien.
Le t’i hedhim një sy së bashku:
Para në rrugë
Çdo herë që vëreni një monedhë në rrugë, merreni sepse kur nuk e merrni do të thotë që po refuzoni pasurinë.. Çdo herë që shihni një monedhë, uluni merreni dhe thoni: “paratë në dysheme, paratë që bien si breshër”, dhe pasi ta thoni këtë vendoseni në portofolin tuaj.
Hudhra
Hudhra duhet të jetë vazhdimisht e pranishme në shtëpinë tuaj. Përveç faktit që e shtoni në ushqim për aromë, do t’ju largojë energjitë e liga që i keni të pranishme në shtëpinë tuaj të cilat ju shkaktojnë probleme.
Mungesa e parave
Në rast se keni nevojë për të përmirësuar situatën tuaj financiare, blini një qiri të thjeshtë dhe derdhni disa pika mjaltë, lëng portokalli dhe një majë luge kanelle mbi të. Ndizni qiririn mbyllni sytë dhe imagjinoni se si do ishte nëse do kishit pasuri dhe ndërkohë që do bëni këtë do ju vijnë vetë idetë se si të përftoni sa më shumë para.
Farat e susamit
Vendosni një pjatë të vogël me susam në një pjesë të fshehur të shtëpisë tuaj që të rritni probabilitetet tuaja për t’u kthyer në të pasur. Mendohet se mbajtja e farave të susamit me ju vazhdimisht, do të rrisë shanset për të gjetur “thesarin”.
Përdorni temjanin
Digjni disa dru me temjan çdo fillim muaji në orët e para të mëngjesit për të tërhequr pasuri dhe energji cilësore. Vetëm mbyllni sytë për disa minuta dhe mendoni për parat dhe se si ti rrisni shanset tuaja për ti marrë ato.
Limonada
Ndërsa bëni limonadë, shtojini sheqerin në drejtim të akrepave të orës pastaj përzieni atë në anën e kundërt të akrepave të sahatit për të larguar pushtetin negativ dhe për të tërhequr atë pozitiv.
Qirinj ngjyrë ari
Fërkoni disa qirinj ngjyrë ari me mjaltë dhe ndizini çdo të diel për një orë për të tërhequr begatinë dhe energjinë e mirë në shtëpinë tuaj./a.m.