Një kalimtare është përplasur mëngjesin e sotëm nga një makinë në aksin Elbasan- Metalurgji. Për fat, gruaja 48-vjecare është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.11.2017 në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji mjeti tip “Nissan” me targa Italiane ET 437 FJ drejtuar nga shtetasi P.P., 59 vjeç banues në Itali ka aksidentuar një këmbësore.
Shtetasja A.M., 48 vjeçe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në Komisariat dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
a.ç