Një azilkërkues shqiptar ka alarmuar policinë gjermane, pasi është arratisur nga qendra, ku mbahen personat që pritet të dëbohen.
Për shkak të arratisjes së 22-vjeçarit shqiptar janë anuluar tetë fluturime dhe dymbëdhjetë të tjerë janë shtyrë në aeroportin e Hamburgut.
Mediat gjermane raportojnë se nuk dihet si ka arritur të arratiset shqiptari, të cilit i ishte refuzuar azili, ndërsa autoritetet deklarojnë se i riu të jetë ndihmuar nga një 24-vjeçar algjerian.
Vetë ky i fundit ka pranuar se kishte ndihmuar shqiptarin të kalonte mbi gardh.
Ndërkohë, autoritetet gjermane raportojnë se ky nuk është rasti i parë i arratisjes së azilkërkuesve, pasi janë shënuar edhe disa raste të tjera. Policia ka bllokuar aeroportin e Hamburgut dhe vijon kontrollet në të gjithë vendin për kapjen e shqiptarit.