Gjykata e Sarandës ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për një 32 vjeçare nga Saranda pasi kjo e fundit ka denoncuar kunatin e saj se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 10.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.A., vjeç 32, pasi dyshohet se kunati M.A. vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”./a.m.