Deputeti socialist, Pjerin Ndreu i është përgjigjur sërish akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me patentat e Tahirit për mjete lundrimi.
Berisha akuzoi Paulin Ndreun se ka lëshuar patentat për ish-ministrin e Brendshëm. Por në replikë, Pjerin Ndreu tha se dokumentet janë lëshuar gjatë kohës së qeverisë “Berisha”. “Vëllai im nuk ka lidhje në lëshimin e patentave të Tahirit. Patentat e tij janë të ligjshme, po, po të ligjshme. Dokumentet janë bërë në kohën e qeverisjes tënde të famshme, në 2010-2011”.
ma.me