1938 – Gjatë kësaj nate, nazistët shkatërruan më shumë se 7,000 shtëpi dhe dyqane hebraike në Gjermani dhe dogjën qindra sinagoga. Mbi 90 hebrenj u vranë. Ky pogrom i hebrenjve mori titullin “Nata e Kristaltë”, sepse rrugët e qyteteve gjermane u mbuluan me qelq të thyer.
1799 – Napoleon Bonaparte goditi qeverinë me grusht ushtarak dhe mori pushtetin si konsulli i parë në Francë (Brymer 18). Napoleoni, pas vitit 1804, sundoi Francën dhe një pjesë të madhe të Evropës, duke sjellë ndryshime sociale kapitaliste, përveç problemeve të luftës. Administrata napoleonike hoqi regjimet e vjetruara feudale, bëri menaxhimin modern dhe hodhi themelet për zhvillimin industrial modern.
1818 – Lindi Ivan Sergeyevich Turgeniev, një nga shkrimtarët e parë rusë, veprat e të cilëve depërtuan në Perëndim. Gjatë jetës, ai do gëzonte një reputacion shumë më të lartë në Francë sesa në qarqet letrare ruse. Ai është autori i romanit “Etër dhe Bijtë”, “Ujra Pranverore” etj. (b.an)