Treni i mallrave i linjës Durrës–Elbasan ka aksidentuar një makinë policie, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre efektivë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40, në lagjen Nr. 13 te sektori Iliria. Sipas policisë, treni i skrapit i linjës Durrës–Elbasan, me mashinist M.K. 61 vjeç banues në Durrës është përplasur me mjetin e policisë.
Nga aksidenti janë dëmtuar tre punonjës policie, dy prej të cilëve pas mjekimit të marrë në spital janë larguar për në banesë, E.J. dhe S.D. ndërsa i treti Sh.P. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
a.ç