Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, raportohet se do të lejojë largimin e David De Geas drejt Real Madridit, nëse në ofertë përfshihet Raphael Varane.
De Gea po vazhdon të shkëlqejë me Unitedin, ndërsa mbetet ndër emrat më të përmendur në aspektin e transferimeve.
Sipas “Don Balon”, tani Mourinho po mendon të lejojë largimin e tij për të siguruar shërbimet e francezit Varane, por edhe një pagesë nga Reali.De Gea ka pësuar 11 gola në 15 ndeshje sivjet. (b.an)