Një tjetër lajm shumë i hidhur ka prekur botën e futbollit ditën e djeshme. Braziliani 25-vjeçar Dionatan Teixeira është ndarë nga jeta pas një ataku kardiak në zemër.
Futbollisti këtë sezon luante për skuadrën moldave të Sheriff Tiraspol e cila në “Champions” u përball edhe me Kukësin, e megjithatë kjo ka pak rëndësi përballë lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të 25-vjeçarit.
Drejtuesit e Sheriff Tiraspolit dhe të Stoke-s ngushëlluan familjen e lojtarit për humbjen e parakohshme.
a.ç