Kryeministri libanez, Saad Hariri dha dorëheqjen gjatë një prononcimi televiziv nga Arabia Saudite, ku tha se i rrezikohet jeta, e për këtë arsye edhe ka vendosur të lërë postin.
Hariri sqaroi se i druhet një komploti për vrasjen e tij dhe akuzoi Iranin se po ndërhyn rrezikshëm në rajon.
Sipas kreut të ekzekutivit libanez, Republika Islamike kontrollon rajonin dhe vendimmarrjen në Irak e Siri.
“Po jetojmë në një situatë të ngjashme me atmosferën e krijuar përpara atentatit ndaj martirit Rafik Hariri”, shtoi ai, duke iu referuar kështu të atit të vrarë me autobombë 12 vite më parë në Bejrut.
Saad Hariri sulmoi në fjalën e vet edhe lëvizjen shiite “Hezbollah”, që ka një fuqi të zgjeruar në Liban.
Kur mori çelësat e zyrës së kryeministrit në vitin 2016, Hariri pati premtuar një “erë të re për vendin”, në vazhdën e nje stanjacioni dyvjeçar politik.