Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i bën thirrje dy ambasadorëve, Romana Vlahutin dhe Donald Lu që të reagojnë pasi reforma në Drejtësi sipas tij është kapur nga Rilindja.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, ligjet e reformës në drejtësi, ndonëse ishte vendosur që do të bëheshin nga ekspertë të pavarur, qeveria e shkeli këtë parim.
Postimi i kreut te grupit te LSI ne rrjetin social:
Lu dhe Vllahutin ç’prisni (?), reforma ne drejtësi u kap nga Rilindja, askush nuk beson më te ajo.
Rilindja rrëzon përfundimisht reformën në drejtësi.
Edhe shqiptari më i fundit nuk ka harruar se u garantuan publikisht nga ambasadorët Lu dhe Vllahutin, se ligjet e reformës ne drejtësi do t’i bënin ekspertët dhe do të vinin për miratim pa ndryshime në parlament.
U vendos kështu, me qenë se ekspertët ishin të pavarur, të mbështetur nga Euralius, OPDAT dhe Komisioni i Venecias, që të mos lejohej politika që të kapte drejtësinë.
Por, Rilindja e shkeli dhe e shtypi këtë parim.Tani ligjet e reformës i bën totalisht Rilindja, madje mbrëmë i ndryshoi totalisht edhe përmbajtjen edhe titullin ligjeve që ekspertët përgatitën; ashtu siç bënë edhe me vetingun dy javë më parë, ku i shkurtuan edhe njerëzit edhe paratë.
Reforma në drejtësi ra.
Parimet e reformës dhe grupi i ekspertëve me Euralius dhe Opdat u asgjësuan.
Reforma u kap nga Rilindja ditën për diell.
Lu dhe Vlahutin, reagoni! Ç’prisni!? Zhgënjimi popullor është i madh. Askush nuk beson më tek reforma në drejtësi. /b.d