Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u kap duke ngrënë gjatë konferencës për shtyp teksa transmetohej live në të gjitha mediat vendase.
Ndërsa jepte një fjalim për qytetarët nga Pallati Miraflores në Caracas, Presidenti Muduro u filmua duke nxjerrë dhe kafshuar një pjesë nga ushqimi i tij që e kishte fshehur poshtë tavolinës nga ku fliste.
Muduro, ish-shofer autobusi, shihet qartë i filmuar nga kamerat që ha ushqim gjatë fjalimit të tij duke shkaktuar reagime të shumta tek publiku vendas.
Maduro vazhdimisht detyron të gjitha radiot dhe televizionet të transmetojnë propagandën e tij qeveritare. Ai nganjëherë zgjat me orë të tëra duke folur dhe duke goditur grupet opozitare politike, dhe prandaj e ka nevojshme të konsumojë diçka për të mos i shteruar fuqitë.
a.ç