Emisioni BOOM solli denoncimin e zotit Zihni Vojka, banues në Sukth, i cili prej 19 vitesh ka një problem që ende nuk ka marrë zgjidhje.
Në vitin 1999, Zihniut i vdes në spital djali 4 muajsh. Në datën 15.05.1999 foshnja, Mariglen Vojka, del nga spitali i vdekur.
Pas disa muajsh, i ati shkon tek Gjendja Civile për të ç ‘regjistruar djalin por aty i thonë se ka kaluar afati që duhet të bënte çregjistrimin.
Ka 19 vite që djali i zotit Zihni ka humbur jetën, por ende në certifikatën familjare rezulton i gjallë.
Denoncimi: E kam shtruar fëmijën në spital në vitin 1999 dhe ai ka jetuar 4 dite dhe ka vdekur. Shkova që ta çregjistroj dhe me nxjerrin probleme dhe më thonë që ke korrigjuar skedën e vdekjes, dhe unë duhet të shkoj në gjykatë, pse duhet të shkoj unë në gjykatë?
BOOM shkoi tek Zyra e Gjendjes Civile të Njësisë Administrative Sukth.
Punonjësja thotë se e njohin si problem por çregjistrimi nuk bëhet me fotokopjen e skedës së vdekjes pasi duhet origjinalja. Për më tepër çregjistrimi duhet të bëhet vetëm me vendim gjykate.
Gazetarja – Përshëndetje! Kemi ardhur për një shqetësim që ka qytetari, sepse i ka vdekur fëmija në vitin 1999 dhe nuk i çrregjistrohet nga Gjendja Civile në Sukth.
Gjendja Civile Sukth – Po.
Gazetarja – Ne duam të dime,pse nuk çrregjistrohet fëmija?
Gjendja Civile Sukth – Shiko tani, problemi i fëmijës ne kemi kohë, jemi njohur me këtë problem dhe në momentin që ka ardhur zotëria për çrregjistrimin është një fotokopje.Një skedë vdekje fotokopje, gjë që ne nuk na lejohet të bëjmë çrregjistrim me fotokopje të skedës. Duhet skeda origjinale, në bazë të ligjit.
Gazetarja – Ku mund ta marrim?
Gjendja Civile Sukth –Ajo merret vetëm te mjeku ligjor.
Qytetari- A i kam korigjuar unë dokumentat? Unë dua të kem fëmijën shëndoshë e mirë.
Gazetarja – Çfarë duhet të bëjë qytetari në këtë rast?
Gjendja Civile Sukth – Vetëm vendim gjykate.
Qytetari –Të shkoj edhe në gjykatë unë? Po kam rast vdekje oj, janë tu më dal ment. Ç’a të pres? Të bëj letra përditë unë?
Po të kishte lekë për të hapur gjyq zoti Zihni do ta kishte bërë, por ai nuk ka mundësi ekonomike.
Pra teorikisht punonjësit e Zyrës se Gjendjes Civile e dinë që ky fëmijë nuk jeton më edhe pse vazhdojnë të japin një certifikatë që ai është gjallë.
Pra për sa kohë që nuk hapet gjyq, fëmija do të rezultojë i gjallë në çdo dokumet, ky është një absurd shqiptar.
Nëse nuk hapet asnjëherë gjyq ndoshta ky do jetë rasti unik që një person të rezultojë i gjallë edhe pas 200 viteve.