Turqia synon të tregtojë dhe të shesë një veturë të prodhuar brenda vendit deri në vitin 2021, njoftoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan ka promovuar gjerësisht idenë e veturës turke.
Vendi ka një industri të madhe automjetesh, që prodhon për markat amerikane dhe evropiane dhe eksporton drejt Bashkimit Evropian.
Në të shkuarën, vendi prodhonte dhe shiste makinat e veta , përfshirë modelin ”Anadol”, por prodhimi i automjeteve u ndërpre rreth viteve 1990.
“Unë besoj se kjo makinë do të pëlqehet sapo të vihet në dispozicion në momentin e duhur”, tha Erdogan gjatë një ceremonie në pallatin presidencial në Ankara, ku pesë kompanitë e konsorciumit ishin pjesëmarrëse në një ceremoni nënshkrimi.
Erdogan tha se ishte një “turp” që Turqia nuk kishte një veturë të prodhuar në vend, duke premtuar mbështetjen e tij të plotë për projektin, si pjesë e një përpjekjeje për të zgjeruar eksportet.
Ai shprehu besimin e tij se deri në vitin 2019 do të hidhet në treg një prototip i makinës.
“Asnjë vend nuk dëshiron ta shohë Turqinë të zhvillohet, forcohet dhe të jetë e pavarur “, tha Erdogan, duke pëmendur disa aktorë pa emër si përgjegjës për dështimin e përpjekjeve të mëparshme të grushtit të shtetit, përcjell Atsh.
Gjithashtu, ai fajësoi vendimet e fundit të SHBA-së për të ndaluar dërgesat e armëve.
Kompanitë pjesëmarrëse ishin “BMC”, një nga prodhuesit turko-katariotë më të mëdhenj të automjeteve të blinduara, grupi ”Anadolu” konglomerati me seli në Stamboll , ”Kiraca Holding”, një kompani automobilistike lokale, “Turkcell “ gjiganti i telekomunikacionit dhe “Zorlu Holding” një nga grupet më të mëdha të kompanive që operon në fushën e tekstileve, energjisë dhe shërbimeve financiare./a.m.