Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Fatmir Meçon, punonjësin e Patrullës në Komisariatin e Policisë së Durrësit, i akuzuar për prodhim dhe shitje droge si dhe për shpërdorim detyre. E njëjta masë u dha edhe për të arrestuarin tjetër, që dyshohet si bashkëpunëtori i tij, Fitim Selaci, 19-vjeçarin nga Fushë-Kruja.
Organi i akuzës ka kërkuar të konsiderohet i ligjshëm arresti me burg për të dy të arrestuarit për prodhim e shitje e narkotikëve dhe shpërdorim detyre për efektivin e policisë. Sipas Prokurorisë, 23-vjeçari nga Gjerbesi i Skraparit, shiste lëndë narkotike në ish-Kënetë me persona të tjerë. Lëndën narkotike e mbante në banesën e tij dhe më pas ua shpërndante personave të tjerë e më pas në mënyrë demonstrative e konsumonin duke u kthyer edhe në shqetësim për komunitetin.
Në banesën e Fatmir Meços u gjet një sasi e lëndës narkotike dhe një grirëse. Lëndën narkotike e merrte te Fitim Laci në Fushë-Krujë. Sipas prokurorisë, të dy kanë kryer veprat që janë nën hetim dhe rrezikshmëria e veprës parashikon deri në 15 vjet heqje lirie. Dy të arrestuarit nuk kanë pranuar se kryenin aktivitetin e tregëtimit te lendeve narkotike, ndërsa kane pranuar se janë konsumatorë te rregullt te kanabisit.
Selaci dhe Meco u arrestuan tre dite me parë nga shërbimi i brendshëm, i cili ka shpallur ne kërkim edhe dy persona të tjerë që së bashku kishin formuar një grup të mirëstrukturuar kriminal që vepronte në trafikimin e lëndëve narkotike.
ma.me