Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Duke janë përfshirë në debate të ashpra për çështjen e Himarës. Dule e akuzoi kryeministrin Rama se po përdor gjuhë urrejtje dhe përçarje.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama i tha Dules se nuk është minoritar, por e përdor minoritetin për biznese politike.
Vangjel Dule: Do të mbahet mend si gjuha më e spikatur e urrejtjes dhe e përçarjes. Abuzon me gjuhë urrejtjeje. Kjo foltore shndërrohet në një foltore turpi, ngaqë ai nuk ka turp të bëhet.
Edi Rama: Nuk di ku i dëgjove fjalët rraciste dhe e pe gjuhën e urrejtjes. Fola për një çështje që është çështje e këtij vendi dhe populli. As nuk shava kënd dhe as nuk lëshova gjysmë fjale me termat që sapo përmende. Mbase si minoritar të takonte dhe ta pyesje qirje Saliun cfarë kishte me atë të folurën tim në greqisht. Ti tregoje qirje Saliut se gjuha jote është e madhe dhe nuk ke të drejtë të keqpërdorje sic e bëri qirje Saliu. Ti minoritetin e ke biznes politik, unë nuk kam biznes politik.
Tani qirje Saliu fole nga havaja jote. Nuk ka lidhje fare masterplani, por bëhet fjalë për një projekt urbanizimi për sheshin e Himarës, kopshtin, ndërtesën e re të bashkisë së Himarës, dhe përfundimin e projektit të bashkisë së Himarës. I ngatërrove dy gjëra. Unë nuk vij këtu (sali) me librin tënd të shtëpisë. E dyta qirje Saliu Shqipëria është nën akuzë nga fqinjët për shkleje të të drejtave të minoritetit në Himarë. Ajo që të takonte ty dhe që të takonte ty është që kur të vije këtu të mos flasësh nga havaja por si ish kryeministër i Shqipërisë.
a.ç