Rajoni jug-lindor i vendit i është rikthyer të ftohtit dhe temperaturave të ulta. Paraditen e së shtunës reshje bore janë regjistruar në zonën malore të Dardhës, ndërsa nuk kanë munguar as reshjet e shiut në zonat më të ulëta.
Si rrjedhojë e rreshjeve, qytetarët e Korçës i janë rikthyer veshjes së tyre dimërore dhe çadrave. Sipas të dhënave, në gjithë qarkun bora nuk ka krijuar probleme, as në aksin rrugor Korçë- Dardhë, ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm.
Në pikën turistike të Dardhës janë rregjistruar 3-5 cm borë. Pavarësisht fenomenit të zakonshëm për stinën, situata raportohet normale./TCh/a.m.