Mbrëmjen e së premtes në Zonë e Lirë, kryeministri Rama ka komentuar, varësisht pyetjeve, të gjithë zhvillimet e fundit, kryesisht ato që kanë të bëjnë me çështjen Habilaj – Tahiri, ku ndër të tjera ka folur, vetëm me një fjali, karshi aktit të shitjes së Audit nga ana e ish-vartësit të tij në krye të Rendit, te kushërinjtë e largët Habilaj.
Rama tha se në lidhje me këtë, i ka thënë Tahirit: “ua paske shitur qenve që tani nuk po të shqiten”. Në komentet e tij, Rama la të kuptuar se nuk besonte që njeriu më i besuar i tij, të ishte përfshirë në afera droge