Gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për autorin e vrasjes së dyfishtë para tre ditësh në Gjirokastër. 73-vjeçari Apostol Kosta është njohur me masën e sigurisë në ambientet e spitalit të burgut në Tiranë ku ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë, pasi tentoi që të vetëvritej, pasi ekzekutoi çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta.
Avokati i 73-vjeçarit, Shpëtim Meci ka kërkuar një masë lehtësuese për Apostol Kostën, por gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ta lë në burg pa afat.