Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë vizitës në Hungari mori pjesë në Konferencën e 8-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Çështjet e Sigurisë. Ai theksoi se është i domosdoshëm bashkëpunimi intensiv për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, si brenda vendeve anëtare, në kuadrin NATO-BE, por edhe me ato të Ballkanit Perëndimor. Ruçi ka theksuar se për t’u bërë ballë krizave dhe sfidave të sigurisë me të cilat po përballemi sot, procesi i integrimit nuk duhet të frenohet apo ngadalësohet.
“Valët migratore nga vendet në konflikt dhe aktet terroriste të dy viteve të fundit, e kanë vendosur kontinentin evropian në një kontekst të ri sigurie. Shqipëria është krenare për harmoninë ndër-fetare.
Diversiteti i kulturave dhe besimeve duhet të vijojë të qëndrojë në themel të shoqërive të hapura demokratike. Eshte i domosdoshëm bashkëpunimi intensiv për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, si brenda vendeve anëtare, në kuadrin NATO-BE, por edhe me ato të Ballkanit Perëndimor
Në këtë kontekst vijimi dhe forcimi i “Lidhjes transatlantike” dhe bashkëpunimit me SHBA-të është tepër thelbësor dhe i rëndësishëm. Për t’u bërë ballë krizave dhe sfidave të sigurisë me të cilat po përballemi sot, procesi i integrimit nuk duhet të frenohet apo ngadalësohet.
Ne në Ballkanin Perëndimor duhet të tregojmë vendosmëri në rrugën e reformave, e cila është përgjegjëse për shpejtësinë me të cilën zhvillohet procesi i integrimit” përfundoi ai.