Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me kryeministrin Haradinaj zhvilluan një takim me përfaqësues të NATO-s.
Në takimin që ishte i mbyllur për media, morën pjesë edhe ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie dhe ai britanik, Ruairi O’Connel.
Në videon e realizuar nga lajmi.net shihet përshëndetja e ftohtë që kanë pasur mes vete, presidenti Thaçi dhe ambasadorit britanik, O’Connell.Madje presidenti i vendit as nuk e shikon në sy ambasadorin e Britanisë.
Ndryshe, ishte pikërisht O’Connell i cili u largua nga konferenca për Gjykatën Speciale, ku Thaçi pati akuzuar ndërkombëtarët se nuk i kanë mbajtur premtimet ndaj Kosovës.
Pas kësaj ngjarje, largimin e ambasadorit Thaçi e kishte cilësuar si sjellje jo diplomatike. (b.an)