Qytetarët duhet të jenë çuditur kur kanë parë policinë kolumbiane të asgjësojë mbrëmë në një kamion në bashkinë me emrin Albania sasinë prej 498 kg kokainë e pastër që po behej gati të transportohej në rrugë detare drejt Italisë.
Ndërsa flitet për Shqipërinë si një vendet furnizues kryesor me droge të Europës pikërisht shtypi kolumbian na ka njohur edhe një qytet kolumbian me emrin Shqipëri ku po bëhej gati kjo ngarkesë kokainë e pastër tashme në duart e policisë vendase.
Nëse mbërrinte në tregun evropian kjo sasi drogë e kapur në Kolumbi në bashkinë me emër Shqipëri vlerësohet në 2 miliardë pesos ose 5.6 milion euro.
a.ç