Në dosjen e prokurorisë së Katanias rezulton se një ngarkesë e fundit e klanit “Habilaj” do të bëhej këtë vit, pra 2017.
“Lidhur me këtë ngarkesë të re të lëndëve narkotike, u saktësua që Moisi Habilaj gjatë udhëtimit të tij të fundit në Sicili, kishte shkuar personalisht në vendin ku do të bëhej shkarkimi i ngarkesës, në atë pikë me anë të “IPhonet” të tij, ku do të tregonte koordinatat gjeografike”- thuhet në dosje. Në janar të vitit 2017 erdhi autorizimi dhe nisi aktiviteti i përgjimeve te të pranishmit në autoveturën e Moisi Habilajt dhe bashkëpunëtorët e tij. Ky përgjim rezultoi shumë efikas, pasi grupi po organizonte një import të ri në rrugë detare të lëndëve narkotike, të cilët do të shiteshin tek organizatat kriminale të Katanias, nga të cilat organizata e Antonio Rielas.
Nga përgjimet u zbulua që Habilajt do të importonin në Itali një ngarkesë të konsiderueshme marijuane, e cila do të shkarkohej afër Portopalos, në zonën e Capo Passeros. Në këtë zonë ishin disa kriminelë lokalë, të cilët do të shkarkonin lëndën narkotike, e cila do të magazinohej në një kapanon, dhe më pas do t’u dorëzohej personave të tjerë. Lidhur me këtë ngarkesë të re të lëndëve narkotike, u saktësua që Moisi Habilaj gjatë udhëtimit të tij të fundit në Sicili, kishte shkuar personalisht në vendin ku do të bëhej shkarkimi i ngarkesës, në atë pikë me anë të iPhonet të tij, ku do të tregonte koordinatat gjeografike, shkruan shqiptarja.com
Në pikën e përzgjedhur për të shkarkuar dhe raportuar substancat narkotike të tipit marijuanë, kishte qenë për të verifikuar zonën dhe Nezar Seiti e Maridian Sulaj, të cilët u dorëzuan personave të zonës të thirrur për shkarkimin dhe magazinimin e lëndës narkotike shumën prej 2000 eurosh, para që do të ishin të mjaftueshme për të blerë 600 litra karburant, që do t’u dorëzoheshin skafistëve, të cilët do të ngarkonin drogën dhe do ta dërgonin atë në zonën lindore të Sicilisë. Me këtë karburant do të mundësohej dhe rikthimi i skafeve në Shqipëri. /b.d