Edi Rama ka qenë i fundit që ka marrë fjalën në sallën e Kuvendit ndërsa opozita është larguar nga salla duke e bojkotuar fjalimin.
“Kush i bën shqiptarët për budallenj, në fund e ha! Mos vazhdoni ta bëni këtë se keq e më keq do shkoni dhe keq e më keq do paguani. Kush kujton se e bën për budalla shqiptarin më të pashkollë, gabon dhe në fund paguan. Keq e më keq keni paguar. Kjo derexhe është në fakt fatura që keni marrë nga shqiptarët pasi i keni bërë për budallenj jo një herë, por herë pas here. Do paguani me kamatë vonesë shumë të lartë për sjelljet, veprimet për Shqipërinë dhe njerëzit” – tha Rama.
***
“Kjo qeveri ka rënë, është de fakto e vdekur”, Basha: Kuvendi vendosi një tjetër rekord të zi…
Kryedemokrati tha se ky ishte rasti i vetëm në historinë e botës që parlamenti është marrë më shumë me rastet e kriminelëve, se sa me ekonominë, mirëqenien.
“Sot ky Kuvend ka vendosur një tjetër rekord të zi. Kjo është hera e parë që Parlamenti refuzon kërkesën e Prokurorisë për t’i hequr imunitetin një deputeti. 24 deputetëve deri më tani u është hequr imuniteti nga mazhoranca të majta dhe të djathta. Sot ky Kuvend është kthyer në vulën e narkoshtetit Rama-Tahiri, i cili ka dy standarde për drejtësinë, një për Tahirin dhe një për qytetarët e thjeshtë”, tha Basha nga foltorja e Kuvendit.
Sipas Bashëse ky është shtet mafioz, që dhunon dhe burgos të varfërit dhe mbron kriminelët.
“Dhjetëra persona kjo qeveri i ka çuar drejt vetëvrasjes i keni vënë gozhdën e fundit një familjeje politike dhe ideologjike, që e keni kthyer në kriminale. Kjo qeveri ka rënë, është de fakto e vdekur”.
.