Votat e PDIU-së kanë shkuar kundër kërkesës së Prokurorisë, për arrestimin e Saimir Tahirit.
Tre votat e PDIU, kanë “kompensuar” tre votat e PS-së që munguan në votimin e sotëm.
Kujtojmë që nga PS nuk kanë votuar vetë Saimir Tahiri, që u largua nga salla, Fatmir Xhafaj, që ndodhet në Itali dhe Tom Doshi, që nuk ka qenë në sallë.
Me tre votat e PDIU, janë bërë 75 vota kundër kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Tahirit.