Nga Mero Baze
Në gjithë debatin rreth mënyrës se si sulmohet Saimir Tahiri dhe si po mbrohet ai, të bien në sy dy standartet me të cilat gjykohet pala itialiane në këtë histori. Nga një anë ajo lavdërohet si iniciatore e çeljes së hetimeve dhe arrestimeve nga ana tjetër trajtohet sikur të ishte drejtësia shqiptare e këtyre 25 viteve.
Italia është pala e vetme që ka hetuar trafikun e drogës së Habilajve dhe ka mundur të prangos ata, pas katër vitesh ndjekje. Aktin e tyre, pastaj e mori prokuroria shqiptare dhe shtoi një urdhër arresti për Saimir Tahirin, bazuar më shumë në vullnet poltik, se sa në prova.
Nëse e shikon korrektesën me të cilën policia italiane dhe drejtësia atje, ka gjurmuar për katër vite këta trafikantë dhe e krahason atë me implikimn e policisë shqiptare, biles dhe të një oficereje policie që bënte guidën kriminale të tyre, e kupton diferencën mes nesh dhe Italisë.
Por ndërsa opozita lavdëron Italinë që ka ndjekur, përgjuar dhe në fund arrestuar trafikantët, për gjithçka tjetër Italinë e konsideron një vend të korruptuar si Shqipëria.
Sali Berisha ka së paku katër ditë që në postimet e veta e konsideron Italinë një vend të korruptar, pa drejtësi që gjithkush mund të shkoj, të blej drejtësinë, apo të prish provat.
Në fillim e nisi me Ëngjëll Agaçin, Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, i cili dikur ka qenë avokat në Itali. E akuzoi atë se është nisur drejt Italisë (Edhe pse nuk ishte nisur fare) për të prishur “provat” e Saimir Tahirit. A thua provat ishin në një thes të ekspozuara në qendër të Romës dhe do shkonte Ëngjëlli t’ia fuste thesit me shkelm, e të prisheshin.
Banaliteti i kësaj akuze, në fakt nuk ka të bëj aq shumë me drejtësinë italiane, por me konceptin e sinqert që Berisha ka për mënyrën, se si duhet të sillesh me drejtësinë, kur je në hall. Ai e ka praktikar këtë çështje. Kur Fatmir Mediu ishte në kërkim në Itali dhe ishte dënuar me 4 vite për lidhje me krimin e organizuarnga një Gjykatë në Milano, Sali Berisha udhëtonte me Mediun dhe nuk shqetësohej që e kishte mbiemrin “Mehdihoxha” në pasaportë, pasi e dinte se Mediu po paguante ta rregullonte atë punë.
Kur atij i ndodhën njëra pas tjetrës gjëmat me drejtësinë shqiptare, që nga “Rruga e Kombit”, “Gërdeci” e “21 Janari”, ai gjithmonë e ngrinte mekanizmin e prishjes provave, blerjes gjyqtarëve, apo kërcënimit të atyre që rezistonin.
Ndaj nuk ka si mendon ndryshe dhe për këtë rast.
Problemi i ri është se ai mendon për Italinë, atë që bënte vet në Shqipëri.
E njëjta gjë ndodhi dhe me vizitën zyrtare të Fatmir Xhafaj në Itali, ku ai ka arritur të bind partnerët evropian për një institucion kundër trafikut në Shqipëri me mbështetje të partnerëve. Berisha sërisht nuk përtoi ta akuzonte Xhafën se ka shkuar të blej zyrtarë apo të prish prova.
Edhe sot që Tahiri paraqiti si dëshmi një deklaratë të palës italiane, që ai nuk është nën hetim, sërisht injoruan rëndësinë e palës taiane, edhe pse deri tani, gjithë akuza është ngritur fal punës së saj.
Dhe kjo nuk është akuzë, as për Xhafaj, as për Agaçin, por reflektim i mentalitetit të Berishës, për çdo lloj drejtëise në botë, e cila sipas tij mund të blihet apo të përdhoset.
Mjafton kaq për të kuptuar se në dorë të kujt është gjykimi politik nesër në seancë për rastin Tahiri, dhe cili është shqetësimi i tij kryesor. Makthi i Berishës, nuk është as e vërteta, as drejtësia, as akuza për Tahirin apo Habilaj, por se mos dikush bën atë që ka bërë ai, kundër drejtësisë. Se vetëm ai e di në atë sallë, që mund të bësh çfarë të duash, të vrasësh këtë duash, dhe sa të duash, të vjedhësh sa të duash, të shpifësh sa të duash, të shantazhosh kë të duash, e të mos dënohesh.
Dhe ashtu siç e mendon vet, kujton se e mendon, edhe Italia, edhe SHBA . Dhe ndaj në vend ta falenderoj Italinë, e sulmon çdo ditë, sikur të ishte një vend që shet e blen drejtësi, si këtu. Duke e ditur se çfarë ka bërë vet, mendon, se të gjithë kanë mundësi, ta bëjnë atë që ka bërë ai kundër drejtësisë. Ndaj nuk është i qetë.