Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda e cila një ditë më parë rrëzoi pretendimet e Prokurorisë për arrest me burg pa afat për Nezar Seitin, Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht urdhër ndalimin e Prokurorisë për këtë shtetas ku as nuk përmenden fare materiale apo prova të mbërritura nga italia.
Ajo çka ngre shumë pikëpyetje për mënyrën e ndalimit dhe hetimit ndaj grupit Habilaj në të cilin është bashkëngjitur dhe hetimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është fakti se cila janë provat qofshin këto shqiptare apo palës italiane.
Siç shihni në këtë faksimile të dokumentit që shkaktoi zhurmë mediatike dhe nxiti Prokurorinë shqiptare të nisë hetimet, Nezar Seiti është i katërti në listën e personave që ka një masë sigurie dhe është i proceduar.
Por ky dokument apo kjo kërkesë e palës italiane as përmendet fare në urdhër ndalimin e prokurorisë çka një ditë më parë ka rrezikuar dhe lirimin e tij pasi Gjykata i deklaroi Prokurorisë mungesën e provave për ta mbajtur në burg të riun nga Vlora.
E për të plotësuar provat gjykata caktoi ndaj tij vetëm masën e sigurisë arrest me burg për 20 çka në mungesë të provave që Prokuroria pretendon se ka, Nezar Seiti do të lirohet. /ma.me