Përveç dhuratave dhe këngës turke, mediat shkruajnë edhe për atë se çfarë hëngri Erdogan në Serbi.
Presidenti turk gjatë vizitës së tij në Serbi, përveçse kishte marrë dhuratë nga homologu i tij, Aleksandar Vuçiq, atij i ishte bërë edhe një surprizë nga shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili kishte kënduar një këngë në gjuhën turke.Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, këto dy “surpriza” nuk kanë qenë të vetmet me të cilat është ndarë presidenti Erdogan.
Bëhet e ditur se ai e ka shijuar edhe darkën e përgatitur për të, përkatësisht delegacionin e udhëhequr nga ai.
Dreka zyrtare, pritëse zyrtare e së cilës ishte kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviç, thuhet se u realizua në Pallatin “Srbija”, dhe në menynë e përgatitur, përveç roletë pule me kumbulla të thata, së bashku me parmandën dhe rukola, kishte edhe gështenjë në çokollatë me krem. (b.an)