Ditën e sotme policia ka arrestuar 48 vjeçarin Artur L., banues në Ballshit. Për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj djalit të tij 13 vjeçar. I arrestuari akuzohet për dhunë në familje, materialet i kanë kaluar prokurorisë për procedurat e mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin:
Artur L., 48 vjeç, banues në Ballsh.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij 13 vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.