Ministri i Brendshëm më jetëgjatë në Shqipëri, Saimir Tahiri, ka folur mbrëmjen e sotme mbi akuzat e Prokurorisë dhe ato politike në kurriz të tij.
Tahiri e ka nisur fjalën e tij në emisionin “Opinion” duke u shprehur se nuk është një moment i zakonshëm për familjen e tij dhe njerëzit që e kanë zgjedhur për shkak të shqetësimit të krijuar.
“U kam krijuar një shqetësim të pamerituar. Së pari është familja ime dhe im bir dhe janë ditët që duhet të kujdesem për ta. Që në momentin që kam hyrë në politikë jam gjendur në sulme të vazhdueshme, aq më shumë kur kam qenë ministër” – tha Tahiri duke mos përjashtuar mbështetjen që ka pasur nga njerëz të ndryshëm përmes telefonit.
“Ka gjithmonë një moment për të kuptuar sesa armiq të vërtetë dhe sa miq të rremë ke. Ky është një nga ato momentet që nuk ia vlen të mjaftohesh me fjalët e një njeriu. Nuk i vej faj kujtdo që nuk më ka marrë dot në telefon, por ka pasur frikë se mund të mendojnë se jam në përgjim. Por nuk i vej faj askujt sepse kupton që kjo është jeta” – tha Tahiri.
I pyetur nëse ndihet i tradhtuar nga Edi Rama, ish-ministri tha se do të ndihej i tradhtuar vetëm nga vetja e tij.
“Kam pasur një bisedë normale për një situatë anormale me Ramën” – tha Tahiri. Ai e quajti përrallë lajmin se e ka kërcënuar Edi Ramën.
“Çdo e vërtetë e imja nuk ka pse të kërcënojë dikë tjetër. Nuk ka asnjë arsye pse të ndihet njeri i kërcënuar. Unë e kisha shumë kollajh të bëja miq në politikë më shumë sesa kam sot. Unë mund të kisha shok sot Ilir Metën, por nuk e kam. Sepse kështu kam zgjedhur, ta kem përballë dhe jo në krah. Sot ka politikanë që kanë aleancë më të madhe sesa kufijt politikë” – tha Tahiri.
Cfarë ju ka kërkuar kryeministri?
Nuk më ka kërkuar asgjë të cilën ta shënoja dhe ta thoja sot këtu. Ka pasur një bisedë normale për një situatë anormale.
E keni kërcënuar kryeminitrin?
Këto janë përralla. Unë nuk kërcënoj njeri. Mbi të gjitha kur e vërteta nuk më tremb mua, cdo e vëretë e imja nuk është kërcënim për kërkënd.
Keni të vërteta të fshehura?
Kam bërë detyrën time, duke u kujdesur vetëm për të drejtën. E kisah shumë kollaj të bëja miq në politikë. Unë kisha në dorë ta kisha shok Ilir Metën, por nuk e kam. Zgjodha ta kem përballë.
“Unë mund të kisha në krah Ilir Metën, por zgjodha ta kem përballë.
Ka politikanë që kanë aleancë më të madhe se kufijtë politikë.
Unë nuk e kam zgjedhur kurrë këtë rrugë.
Unë nuk e kam bërë kurrë të bëj ndere për pronarë mediash.
Nuk i kam marrë kurrë në telefon të ndryshohej një lajm.
Ata më kanë sulmuar dhe ndaj duket se sot jam vetëm.
Nuk jam vetëm. (ngre zerin).
Unë jam me të gjithë ata që më kanë votuar”