Në raundin e tretë të pranimeve në universitete, që pritet të përfundojë më 26 nëntor, numërohen 13 mijë e 646 kuota bosh në sistemin publik, ndërsa në atë privat kandidatët konkurrojnë për 6089 vende të lira.
Po si shpërndahen vendet e lira në universitetet e rretheve dhe në cilat degë ka më shumë hapësirë për regjistrime të reja?
Universiteti me më shumë kuota të lira është “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, përkatësisht me 1249 vende bosh. Ndërsa universiteti me më pak kuota të lira është “Eqerem Çabej” në Gjirokastër me 486 vende.
Degët me më shumë kuota në këtë universitetet janë: Administrim Biznesi 52; Matematikë-Fizikë 57 dhe Informatikë ekonomike me 63 kuota.
Në universitetin e Gjirokastrës degët me më shumë kuota janë: Biologji –Kimi 31 kuota; Infermieri Mami 28; Kontabilitet – Financë 31; Histori – Gjeografi 36. Universiteti I dytë për nga vendet e mbetura bosh është “Luigj gurakuqi” në Shkodër me 1164 kuota të lira shkruan tch.
Degët ku ka më shumë mundësi për t’u regjistruar në këtë raund të tretë janë: Gjuhë letërsi 44; informatikë 41 dhe Matematikë 45.
Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë renditet i treti me 955 kuota të lira dhe ku degët me më shumë kuota janë: Ekonomiks me 92 vende bosh; Kontabilitet 81 dhe Financë me 88. Në Universitetin “Fan Noli” në Korçë kanë mbetur 606 kuota të lira. Degët me më shumë kuota të lira janë: Menaxhim me 50 të lira; Mjekësi e Bimëve 36 dhe Administrim Biznesi në Marketing 52. Në universitetin “Aleksander Moisiu” aktualisht ka 573 kuota të lira, ku degët me më shumë kuota janë: Matematikë-informatikë 31 kuota; Sistemet e informacionit 12 dhe Menaxhim turizëm arkeologjik 16 kuota./a.m.