18 miliardë dollarë për një NGO: investitori amerikan George Soros dëshiron që pjesën më të madhe të pasurisë së tij t’ia kalojë Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Ky fondacion, i cili është një grup organizatash që Sorosi i ka krijuar vetë, do të shndërrohet me këtë kapital në NGO-në e dytë më të pasur të SHBA-së. Në vendin e parë si fondacioni më i pasur renditet fondacioni i Bill dhe Melinda Gates me 40 miliardë dollarë. Ky fondacion angazhohet për ndihmën për zhvillimin dhe shëndetësinë. “Open Society Foundation” mbështet lëvizjet demokratike sidomos në Evropën Qendrore dhe Lindore. Sipas revistës “Forbes” pasuria e Sorosit është rreth 23 miliardë dollarë.
ma.me