Njoftimi i plote
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Më datë 19.10.2017, Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim ndërkombëtar;
– Tafil Vokrri, 56 vjeç, banues në Kavajë Ky shtetas është i shpallur në kërkim pasi, Gjykata Catanzaros / Itali, me vendimin e datës 02.11.2005, ka lëshuar urdhërin e kërkimit ndërkombetar, pasi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale
“Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i armëve të zjarrit”, parashikuar nga Neni 110 i Kodit Penal Italian si dhe Nenet 73 dhe 309/90 të ligjit mbi drogat.
Veprimet e mëtejshme po kryen nga Specialistët e Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shtetit Italian.
ma.me