Pas publikimit të dosjes “Habilaj” dhe përgjimeve të bandës së trafikut të drogës por edhe kapjes së 10 ton kanabis në një banesë në Babicë të Vogël, forca të shumta policie janë vendosur në Vlorë dhe Sarandë.
Prokurorë të Krimeve të Rënda dhe Delta Force janë në krye të operacionit, me mbështetjen e një numri të vogël efektivës të Drejtorisë së Policisë së Vlorës. Mesohet se kanë nisur kërkimet për të kapur personat përgjegjës për sasinë e madhe të drogës që u kap gjatë natës, shkruan bw
Raportohet se Delta Force kishte vendosur 3 pika kontrolli vetëm në fshat. E para në hyrje të varrezave. Nga ku kalonte rruga për në shtëpinë e Armando Koçerit, nga efektivë civilë; e dyta në një banesë 1 km larg në vijë ajrore nga vila ku u gjet droga dhe pika e tretë ka qenë në hyrje të vilës, ku nuk lejohej të afroheshe.
Ndërsa sot po ushtrohen kontrolle në banesat e gjithë personave të përmendur dhe të dalë në përgjimin e autoriteteve italiane.
Gjatë natës një person është shoqëruar me makinë të policisë nga vila ku u gjet droga por policia e Vlorës është thuajse hermetike për informacione dhe emra të personave të shoqëruar, pasi nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk ka pasur info për policinë e Vlorës.
Pika të shumta kontrolli kryesisht nga Delta Force janë vendosur në të gjithë qytetin e Vlorës, ku po ushtrohen kontrolle të shumta tek personat dhe mjetet e dyshuara.
a.ç