Pas sherrit ne Komisionin për Integrimin Europian dhe replikave fyese qe perfshine ministrin e Jashtem Ditmir Bushati dhe deputetin e PD Genc Pollo, deputetet e PD dhe te LSI jane bere se bashku, duke denuar qendrimin e ministrit.
DEKLARATA
Ne, anëtarët e Komisionit të Integrimit Europian, të skandalizuar nga sjellja dhe gjuha rrugaçërore e zotit Ditmir Bushati, Ministër për EPJ gjatë dëgjesës së tij para Komisionit, sot, e martë, 17 tetor 2017, shprehemi si me poshte vijon:
Pas një fjalimi tërësisht të politizuar dhe në mënyrë të paprovokuar, Bushati në mungesë të argumentave dhe si pasojë e dështimit të axhendës integruese, në mbrojtje të vetvetes zgjodhi të ofendojë personalisht kryetarin e komisionit, z.Genc Pollo, dhe vijoi të përgojonte dhe deputetë të tjerë të opozitës .
Ne, anëtarët e Komisioinit për Integrimin Europian, e dënojmë këtë akt jo vetëm si shprehje të sjelljes personale, por edhe institucionale të Ditmir Bushatit. Ky akt është i papranueshëm dhe i dënueshëm.
Ne, anëtarët e Komisionit refuzojmë të pranojmë nga Bushati apo çdo person tjetër i thirrur në dëgjesë, përfshi dhe anëtarët e qeverisë një sjellje të tillë, e cila nuk do të tolerohet më në Komisionin tonë.
Ne do ndjekim procedurat e Rregullores së Kuvendit që të merret masë disiplinore ndaj deputetit Bushati.
Emrat:
Kejdi Mehmetaj
Aldo Bumçi
Grida Duma
Vangjel Dule
Jorida Tabaku
Viktor Tushaj
Genc Pollo
ma.me