Debat dhe replika mes Emiljano Shullazit dhe ish kreut të policisë në Tiranës Ervin Hodaj, sot në seancën e radhës në ngarkim të të akuzuarit për kërcënim të rektorit Mynyr Koni.
Shullazi ka guxuar të bëjë vetë pyetje direkte për dëshmitarët, duke sfiduar Hodjan dhe duke i kërkuar llogari pse nuk u bë ballafaqimi mes tij dhe paditësit që në kohën e shoqërimit.
Debati
Shullazi- Ervin Hodajt: Te deshmia ne prokurori the qe emrin tim ta tha Koni ne makine. Ketu po thua qe e degjove ne takim me ministrin, a ka mundesi ta ndash pak?
Hodaj: E kam degjur edhe te radio e policisë
Shullazi: Ate dite qe more Konin per kallezim a me shoqerove dhe mua ne polici?
Hodaj: E di qe po
Shullazi: Pse s’u be ballafaqim aty
Hodaj: Jane veprime procedurale
Shullazi: Ca thote ky tani procedura, ky vetem kaq ditka qe me shoqeroi mua dhe mbaroi pune. Mire mire vazhdo dëshminë. Si qenka kjo pune te permendkan nje emer dhe hajde ta shoqerojme./Panorama/a.m.