Përmes platformës online “Për Shqipërinë që duam”, qytetarët të anëtarësuar në platformë por me një numër prej 100 personash mund të kërkojnë kryeministrin dhe anëtarë të kabinetit që të flasin në parlament ashtu siç kërkojnë deputetët.
MIRËMËNGJES 😀
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë demonstrim të radhës se si, çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren “Interpelanca Ime” në Platformën online “Për Shqipërinë që Duam”, për të thirrur në interpelancë Kryeministrin, zv/kryeministren dhe ministrat, njësoj siç e bëjnë deputetët.
Mjafton një numër prej 100 anëtarësh të regjistruar, që për një problem komunitar, për një problem me ndjeshmëri rajonale, për një problem të nxehtë kombëtar mund të kërkojnë interpelancën me cilindo anëtar të kabinetit dhe platforma do të ketë ekranin e vet, ku, në kohë reale do të zhvillohet interpelanca e kërkuar.
Për këto e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, mjafton të regjistroheni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në ëëë.shqiperiaqeduam.al
ma.me