Presidenti Hashim Thaçi ka ftuar të martën në kabinetin e tij gjyqtarët serbë për ta bërë betimin si gjyqtarë të Gjykatës Themelore për rajonin e Mitrovicës.Sot është edhe afati i fundit kur Gjykata dhe Prokuroria Themelore duhet ta nisin punën, sipas marrëveshjes së dakorduar në Bruksel. Por institucionet e përfshira në këtë proces zyrtarisht nuk kanë dhënë informacione nëse puna e gjyqësorit do të bëhet sipas afatit të dakorduar, shkruan Koha Ditore.
Në Këshillin Prokurorial të Kosovës i kanë thënë gazetës një ditë më parë se janë në pritje të sinjalit për të filluar punën. Burime të gazetës kanë thënë se Presidenca nuk e ka bërë publike ditën e dekretimit për shkak të frikës së mund të dështojë betimi i gjyqtarëve serbë.
Sipas raportimeve të mediave në Mitrovicën e veriut, gjykatësit serbë do ta bëjnë “betimin neutral”, ku nuk do të ketë tekst të njëjtë me betimin që e bëjnë gjykatësit shqiptarë të Kosovës. Siç shkruan “Kossev”, në asnjë marrëveshje nuk do të vendoset stema e Kosovës dhe emërtimi Republikë. …(b.an)