Presidenti i Katalonjës ka dërguar një letër vetëm dy orë përpara skadimit të afatit të dhënë nga Madridi zyrtar që kërkon një përgjigje të qartë mbi shpalljen e pavarësisë.
Carles Puigdemont sërish nuk jep një përgjigje të qartë, por përcjell edhe një herë ofertën për bisedime me kryeministrin Mariano Rajoy e kërkon që dialogu të zhvillohet brenda dy muajve të ardhshëm. Përmes kësaj sjellje, duket se Katalonja ia ka ngecur ‘topin’ gjykatës së qeverisë spanjolle.
Nëse Puigdemont do ta konfirmonte deklaraten e shkëputjes, atëherë do të ketë edhe tre ditë të tjera kohë për ta tërhequr mbrapsht.
Në të kundërt, Katalonja që gëzon një autonomi të zgjeruar, përballet me perspektivën e vendosjes nën qeverisjen e drejtpërdrejtë të Madridit. Afati i dhënë Puigdemontit është ora 10:00 e paradites së sotme.
Pas mbajtjes së referendumti të shkëputjes përpara dy javësh, i konsideruar i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës, lideri katalanas firmosi deklaratën e pavarësisë në Parlamentin rajonal, por e pezulloi zbatimin e saj me argumentin se dëshironte t’i jepte kohë dialogut. /b.d