Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës pasi përndiqte dhe kërcënoi me thikë një grua.
I arrestuari është Rahman Ademi, i cili akuzohet për kanosje, përndjekje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Policia bën me dije se Ademi për një kohë të gjatë përndiqte një 54-vjeçare me iniciale E.M.
Ndërkohë, që ditën e djeshme ai u kap në flagrancë duke e kanosur me thikë 54-vjeçaren.
a.ç