Si mund të tregosh një histori për shkatërrimin e botës? Filmbërësit e dinë se si ta bëjnë këtë me jashtëtokësorë, intriga politike dhe liderë mashtrues.
Por kapja e kërcënimit real global të ndryshimit klimatik është shumë më e vështirë sesa filmimi i një anijeje kozmetike që aterron. Pyeteni Darren Aronofskyn, filmi i fundit i të cilit, “Mother!”, varrosi mesazhin e tij për ndryshimin klimatik me alegori, shkruan Koha Ditore.
“Është me të vërtetë e vështirë”, thotë filmbërësi dhe aktori Fisher Stevens. “Nuk është shumë temë tërheqëse dhe njerëzit thjesht nuk duan të përballen me të e as të mendojnë për këtë”.
Stevens, i cili në vitin 2010 mori çmimin “Oscar” si producent i filmit “The Cove”, dokumentar për gjuetinë e delfinëve, shfrytëzoi fuqinë prej ylli të Leonardo DiCaprio për filmin e tij të fundit mbi ambientin, “Before the Flood”, në të cilin vrojton ngrohjen globale duke shpresuar që të inspirojë shikuesit që të ndryshojnë zakonet.
Ky dokumentar i vitit 2016 nga “National Geographic” u shpërnda online për një javë falas.
Por të realizohen filma hollivudianë mbi ndryshimet klimatike nuk është e lehtë…. (b.an)