Rafael Nadal dhe Roger Federer do të takohen në finale të turneut të Shangait, në Kinë.
Spanjolli ka fituar në gjysmëfinale ndaj kroatit Marin Cilic 2-0 në sete, 7-5 dhe 7-6(7-3), për të kaluar në finale të këtij turneu, të cilin nuk e ka fituar asnjëherë.
Nadal, i cili në vitin 2017 është rikthyer në pozitën e parë në renditjen e ATP-së të tenisit për meshkuj, është në kërkim të titullit të shtatë në këtë vit, transmeton kp.
Në gjysmëfinalen tjetër, zvicerani Federer e ka kaluar me shumë vështirësi argjentinasin Juan Manuel Del Potro, duke e mundur 2-1 në sete, 6-3, 3-6 dhe 3-6, për të kaluar në finalen klasike ndaj Nadalit.
Finalja e Shangait në mes të Nadal dhe Federer do të luhet të dielën. (b.an)