Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi sot është kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Korenë e Veriut, pasi sipas tij do të kishte pasoja shkatërruese.
“Përdorimi i forcës ushtarake do të kishte pasoja shkatërruese, mendoj se askush nuk e do këtë”, deklaroi Stoltenberg, i pyetur për retorikën luftarake të përdorur nga presidenti amerikan, Donald Trump për krizën koreano-veriore.
“SHBA-ja ka të drejtë të vetëmbrohet dhe të mbrojë aleatët e saj, por në të njëjtën kohë jam shumë i sigurt se askush nuk dëshiron një zgjidhje ushtarake”, shtoi ai.
a.ç