Nje grup te rinjsh kishin organizuar nje grabitje, por qe per fat ka mbetur ne tentative dhe nje person ra ne pranga ne Selenicë.
Efektivët e Stacionit Policor Selenicë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Armando Bendaj, 19 vjeç.
Ai akuzohet për veprën penale ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”!
Shtetasi Armando Bendaj më datë 11.10.2017 rreth orës 02:30, në lagjen ”Partizani”, në fshatin Selenicë, sëbashku me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit N.Dh., 52 vjeç, duke hyrë nga dritarja e një prej dhomave të banesës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 134, 25 e 22 të Kodit Penal.