Policia kufitare ka ndaluar në Durrës ish-deputetin e PS Eduart Ndocaj, aktualisht drejtues i partisë të krijuar nga vetë ai PBDKSH. Ndocaj u ndalua pasi ishte denoncuar nga një shtetas italian për mashtrim.
Referuar denoncimit të italianit, Ndocaj i ka marrë atij një shumë prej 78 mijë eurosh dhe nuk ja ka kthyer më. Ndocaj, i njohur si deputeti ‘kaubojs’, ishte shpallur në kërkim ndërkohë që ai u ndalua në portin e Durrësit. Raportohet se materialet i kaluan prokurorisë dhe ai do ndiqet në gjendje të lirë.
Njoftimi paraprak
Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Ne perfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
/a.m.