Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht një 43-vjeçar, i cili udhëtoi në Itali me djalin 15-vjeçar dhe u kthye vetëm. Braktisja është shfrytëzuar si mënyrë që minoreni të sigurojë lejeqëndrimi të rregullt, një fenomen që po përhapet me shpejtësi.
“Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.D vjeç 43, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 19.07.2017, në P K K Port, Durrës, ka udhëtuar për në Itali me djalin e mitur E.D, vjeç 15, të cilin e braktisur në Itali. Neni 124 i Kodit Penal”, raporton policia./a.m.