Një çift të moshuarish në Vlorë kanë rënë pre e grabitjes mesnatën e djeshme.
Sipas informacioneve të policisë, 81 vjeçarit me inicialet R.O i kanë hyrë në shtëpi tre grabitës të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve i kanë vjedhur bizhu, dy telefona dhe një sasi lekësh.
“Ngjarja ka ndodhur në lagjen ” 1 Maj”, në banesë ka qënë shtetasi R.O., 81 vjeç sëbashku me bashkëshorten e tij shtetasen S.O., 75 vjeçe, kur kanë hyrë tre shtetas ende të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë marrë (vjedhur) në banesë disa sende të ndryshme si varëse, dy aparate celular dhe një shumë vlerash monetare. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
a.ç