Në qytetet franceze, në zona të caktuara gjen edhe kampe të ngritura nga emigrantë shqiptarë. Një i tillë ekziston edhe në qytetin e Lionit, ku rreth 150 shqiptarë kanë ngritur në një hapësirë publike çadra ku qëndrojnë prej kohësh.
Por qëndrimi i tyre ka sjellë bezdi për qytetarët francezë të cilët nuk kanë nguruar në shumë raste edhe të ankohen te autoritetet. Në përgjigje të ankesave, policia franceze largoi dje nga zona e kampit emigrantët. Mësohet se të paktën 150 shqiptarë u hoqën nga zona e Mandela.
Por kjo zgjati vetëm disa orë. Pasi ata, duke mos pasur një vend strehimi, u rikthyen aty dhe ngritën sërish çadrat. Ky u quajt një dështim i policisë nga ana e mediave vendase./a.m.