Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është thirrur këtë të premte dëshmitar nga Gjykata e Lartë në procesin ku i pandehur për korrupsion është ish-kreu i burgjeve Artur Zoto.
Zoto qëndron prej më shumë se 8 muaj në qeli me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërsa dëshmitari VIP i këtij procesi do të jetë ish-ministri Manjani raporton Shqiptarja. Zoto u prangos dhe u vu nën akuzë së bashku me ish vartësin e tij Iliaz Labi dhe disa biznesmen për korrupsion në lidhje me tenderat e ushqimeve për të burgosurit.
Vetë Zoto e ka mohuar akuzën, ndërsa 4 herë rresht gjykata e krimeve të rënda i ka refuzuar atij kërkesën për zëvendësim mase nga arrest me burg në hetim në gjendje të lirë./a.m.