Këtë të premte Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i ka dhënë në duar çmimin e “Mësueses së Vitit” një punonjëse të Shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë.
Mësueja e Vitit është shpallur mësuesja e shkollës 9 vjeçare Dhurata Myrtollari. Në ceremoninë e dhënies së çmimit, Ministrja Nikolla është shprehur se do të angazhohet maksimalisht për të mbështetur mësuesit shqiptarë, që zëri i tyre të dëgjohet.
“Ti kthejmë sytë tek të gjithë ata mësues që nuk e ndjejnë dorën e shtetit, qeverisë, shoqërisë për ti mbëshetur dhe qenë krah tyre në realizimin e këtij misioni kaq fisnik. Më lejoni të angazhohem edhe për këtë mandat të ri.
Do vijoj të mbetem një ish-mësuese, zëri juaj për të bërë më të mirën dhe për të mundësuar më shumë mbështetje të merituar tek ju.
Shumë ndër ju me atë paragjykimin dhe modestinë nuk jeni përfshirë në këtë konkurim, por besoj se Dhurata është shembulli për të ftuar mësues të tjerë të Shqipërisë që të përfshihen në të tilla angazhime për t’iu dhënë forcë.”-tha Nikolla.
a.ç